Bushati ekskluzive për Ora News: Dy diplomatët rusë tejkaluan cakun diplomatik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një intervistë ekskluzive për Ora News, sqaron arsyet e dëbimit të dy diplomatëve rusë nga Shqipëria. Sipas Bushati, dëbimi i tyre ka ardhur pasi kanë tejkaluar cakun diplomatik.

Tare: Përse i dëbuat ju dy diplomatët rusë nga Shqipëria? Ishte vetëm një shenjë solidarizimi me vendet e BE-së dhe NATO-s, apo për shkak të veprimtarisë së tyre në Shqipëri?

Bushati: Ka qenë një vendim apo veprim i koordinuar me një mazhorancë të vendeve anëtare në NATO dhe BE. Shqipëria është e njohur për qartësinë e saj në orientimin e politikës së jashtme në përputhje me vlerat që mëshirojnë NATO dhe BE. Nuk ka qenë një qëndrim thjeshtë dhe vetëm i Shqipërisë dhe për t'iu përgjigjur edhe më drejtpërdrejt pyetjes suaj, kombinohen të dy elementët. Sinkronizimi me aleatët e Aleancës së Veriut dhe me partnerët tanë në BE dhe fakti që edhe në përputhje me veprimtarinë dhe ndërveprimin me anëtarë të ndryshëm të Aleancës, rezulton që dy diplomatët në fjalë, aktiviteti i tyre shkon përtej cakut të diplomatit.

Tare: Çfarë do të thotë kjo? Kush shkon?

Bushati: Kjo do të thotë atë që unë thashë pak më parë.

Tare: Nuk doni ta shtjelloni më tej çfarë do të thotë veprimtari që nuk përputhet me statusin e tyre si diplomatë. Ishin agjentë?

Bushati: Besoj që legjislacioni ndërkombëtar, tërësia e marrëdhënie ndërkombëtare që rregullon veprimtarinë e ushtrimit të profesionit të diplomatit në një vend të huaj, është i qartë për sa i përket kufizimeve që diplomatët kanë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-ekskluzive-ora-news-dy-diplomatet-ruse-tejkaluan-cakun-diplomatik

Category

📺
TV

Recommended