Report TV - Rruga e Kombit, Rama thumbon LSI: Ndryshe mendon në pushtet e ndryshe në opozitë

  • 6 years ago
Tarifa e vendosur për Rrugën e Kombit ëhstë bërë pejsë e debateve në seancën parlamentare të kësaj të enjteje. Deputetët e opozitës janë shprehur kundër kësaj tarife që sipas saj rëndon xhepat e qytetarëve dhe dëmton lidhjet mes Shqipërisë e Kosovës.

Kundër tarfiës është shprehur edhe LSI, forcë e cila ka drejtuar gjithë procesin me ministrat e saj sipas kryeministrit Rama.

Ai madje ka ironizuar këtë forcë që sipas tij ndryshe shprehet për të njëjtën çështje në pushtet dhe opozitës.?Unë nuk llogaris LSI-në, LSI dihet, kur është në pushtet ka tjetër mendje, kur është jashtë pushtetit ka tjetër mendje. Ne thjesht kemi ecur sipas procesit të nisur nga ministri Haxhinasto, dhe të përmbyllur nga zoti Dervishaj, për punën e tyre kam të gjithë respektin e merituar, sepse është bërë punë profesionale. Nëse dimri nuk solli asnjë sekondë bllokim, të rrugës e cila deri dje bllokohej sa dilte bora e parë, eshe kjo lidhet me këtë proces, lidhet me kompaninë që ka nisur mirëmbajtjne.

Recommended