Report TV - Vlorë, aksident në rrugën Transballkanike, automjeti përplas një shtetas

  • 6 years ago
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Transballkanike në Vlorë, në të njëjtin vend ku pak ditë më parë humbi jetën një shtetas. Një automjet tip "Volkswagen? me targa AA 916 FE ka përplasur një këmbësor.

I plagosuri, jashtë rrezikut për jetën është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit tip ?Wolsvagen? u shoqërua në komisariatin e Policisë së Vlorës për tu pyetur për aksidentin. Pas aksidentit qarkullimi në rrugën Transballkanike vijon normalisht.

Recommended