Ora News - Rektori Koni: Prej dy javësh, Ministria kontrollon ligjshmërinë time

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Universiteti i Tiranës duket sikur i është kthyer normalitetit të punës pas debateve të brendshme dhe situatës së krijuar në të. Mynyr Koni vijon të mbaj detyrën e Rektorit dhe për Ora News tha se edhe organet kolegjiale dhe fakultet përkatëse vijojnë punën normalisht. Rektori Koni është edhe në pritje të raporti final të auditimit në bazë të kontrollit që bëri grupi i punës së Ministrisë së Arsimit në muajin shkurt.

Grupi i kontrollit i Ministrisë së Arsimit për 2 javë verifikoi ligjshmërinë e titullarit të institucionit të Universitetit të Tiranës, vendimeve të tij dhe organeve kolegjiale, por ende nuk është bërë publik raporti përfundimtar i auditit.

Situata erdhi si pasojë e situatës së krijuar në këtë institucion të arsimit të lartë mes përplasjeve të brendshme dhe mënyrës sesi është administruar nga ana financiare.

Por rektori Mynyr Koni, duket sikur nuk është i shqetësuar nga ky audit, ndaj qetësisht thotë se është në pritje të raportit dhe grupit të kontrollit prej 5 personash i është vënë në dispozicion çdo dokument.
Koni: Kanë qenë prezent grupi i kontrollit në mjediset e Universitetit për nje periudhë afro dy javore, jemi në pritje sipas procedurës të raportit të verifikimit të ligjshmërisë për të cilin ne do të japim observacionet e duhura.

Ndërkohë, duket sikur përplasjet e brendshme janë lënë mënjanë dhe puna e organeve kolegjiale vijon normalisht.
Koni: Strukturat e Universitetit vijojnë normalisht punën e tyre, si organet kolegjiale ashtu edhe autoritetet drejtuese duke filluar nga rektorë, dekanë, drejtues departamenti në kohezion të plotë në bashkëpunim me njëri-tjetrin për të realizuar misionin që ka Universiteti i Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rektori-koni-prej-dy-javesh-ministria-kontrollon-ligjshmerine-time

Recommended