Taksa në Rrugën e Kombit, kosovari: Ne kemi vdekur për Shqipërinë, ju silleni sikur jemi kriminelë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Si shtetas nga Kosova ashtu edhe ata nga Shqipëria shprehen të indinjuar për taksën e lartë që është vendosur për të kaluar në Rrugën e Kombit.

Qytetarët e Kosovës shprehin edhe një shqetësim tjetër, që kosuri i kthehet në lekë, çka do të thotë se kjo monedhë nuk mund të konvertohet në Kosovës, ndërsa qytetarëve të Shqipërisë u kërkohet euro, çka do të thotë se ata duhet të kryejnë edhe një procedurë përpara se të udhëtojnë për në këtë aks.

Por që të gjithë qytetarët shprehen njëzëri që shuma që duhen të paguajnë është shumë e lartë.

Shofer: I dua euro. Mi mori 20 euro.
Sportelist: Unë kam sistemin tim.
Shofer: Mua s'kanë çfarë më vyejnë.
Sportelist: Kusurin mund ta kthej vetëm në lekë.
Shoferi: Unë po të jap euro dhe kusurin ma kthe në euro.
Sportelisti: Unë kam sistemin tim.
Shoferi: Nuk t'i marrë lekët se nuk kanë çfarë të më vyejnë.

Shofera për kamerat: I dhanë 5 euro, ai më ktheu lekë. Çfarë më duhen lekët mua. Gjysmë ore më maltretoi aty. Kurse polici mi mori të gjitha dokumentet. Aspak fjalë të mira por me një gjuhë kërcënuese. Faleminderit për këtë pritje. Ne kemi vdekur në Kosovë për Shqipërinë, ju silleni sikur të ishim kriminel.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taksa-ne-rrugen-e-kombit-shoferi-kosovar-ne-kemi-vdekur-shqiperine-ju-silleni-sikur-jemi-kriminele

Recommended