Report TV - Fier, shembet banesa, plagoset e zonja e shtëpisë

  • 6 years ago
Një banesë tejet e amortizuar në lagjen? Sheq i madh?, Fier është shembur. Brenda saj ndodhej një grua, Bukurije Meto, ndërsa burri i saj, Xhemil Meto me vajzën kanë qenë jashtë. Gruaja e tij, Bukurija ka qenë në krevat dhe ka marrë goditje në këmbë, është shoqëruar për në spitalin Rajonal të Fierit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, zjarrfikset dhe ambulanca. Banesa ishte tejet e amortizuar, në gjendje tepër të keqe dhe e pabanueshme, pasi ajo banesë rezulton se ka qenë çerdhe dikur.

Recommended