Ora News - Pastrimi i parave, në 2017 u sekuestruan 9 mln euro, janë referuar 401 raste

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm gjatë vitit 2017 janë sekuestruar 9 mln euro dhe janë nxjerrë 52 urdhëra bllokimi kryesisht llogari bankare. Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Përgjithshëm i Pastrimit të Parave Arlind Gjokuta gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë.

Arlind Gjokuta: Gjatë vitit 2017 kemi referuar gjithësej 401 raste të dyshuar për pastrim parash, nga të cilat 270 janë dërguar në policinë e shtetit dhe 131 raste në Prokurori. Numër ky në total i qëndrueshëm krahasuar me vitet pararendëse.

Burimi kryesor i referimeve mbeten raportet e aktivitetit të dyshimtë kuy 85% e referimeve e kanë indicjen nga këto raporte, çka është një tregues i efikasitetit të lartë të sistemit parandalues në vend.

Gjithashtu po gjatë vitit 2017 janë nxjerrë 52 urdhëra bllokimi të përkohshëm kryesisht për llogari bankare për një vlerë totale 11.2 mln euro nga të cilat janë sekuestruar rreth 9 mln euro
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pastrimi-i-parave-ne-2017-jane-sekuestruar-9-mln-euro-u-referuan-401-raste

Recommended