Ora News - "Shqipëria që duam", Rama publikon raportin: 4454 ankesa të shqyrtuara

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vetëm 5 muaj qeveria ka shqyrtuar 4454 ankesa, të cilat jan denoncuar në paltformën për bashkëqeverisjen me qytetrët ?shqiperiaqeduam.al? Kjo u bë publike nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar raportin, ndërsa i bën apel qytetarëve të besojnë tek fuqia e portalit.

Rama: ?Sa e madhe është fuqia jonë, nëse bëhemi bashkë për zgjidhjen e problemeve ?të vogla? të gjithkujt, në zyrat e shtetit ku ende grabitqarë e parazitë të së shkuarës vazhdojnë të shkelin të drejtat e njerëzve?

Nga të dhënat që kryeministri i servir në mënyrë grafike, rezulton se nga 4454 ankesa në total ministria e cila është më problem për qytetarët rezulton ajo e drejtësisë me 1326 ankesa, ku pjesa më e madhe lidhet me çështjet e pronësisë.

Përsa i përket qyteteve në Tiranë rezulton të jetë numri më i madh i të ankuarve, ku 187 prej tyre të identifikuar me kartë identiteti, i janë drejtuar portalit shqiperiaqeduam.al për të zgjidhur problemet e tyre me zyrat shtetërore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiperia-qe-duam-rama-publikon-raportin-4454-ankesa-te-shqyrtuara

Recommended