Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas zetorin, vdes i biri, rëndë i ati

  • 6 years ago
Një aksident ka ndodhur mbazditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një zetor është përplasur me një mjet.
Sipas burimeve në vendngjarje, zetori i ka prerë rrugën automjetit që ecte në krahun e vet dhe për pasojë është përplasur automjeti me zetorin.

Drejtuesi i zetorit,Klajdi Ngjelina, 35- vjeç ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur babai i viktimës,Sali Ngjelina, ishin të dy në zetor. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur Ura e Kardhiqit. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Recommended