Report TV - Big Market i bashkohet nismës së Bashkisë Tiranë për mbjelljen e pemëve

  • 6 years ago
Përveçse rrjeti i supermarketeve lider në Shqipëri, Big Market është edhe një shembull shumë i mirë motivimi për të pasur një qytet të pastër. Big Market iu bashkua nismës së Bashkisë Tiranë duke mbjellë 105 pemë në Farkë së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj. Presidenti i Big Market ,Ilir Saliaj theksoi rëndësinë e gjelbërimit në kryeqytet, duke ndarë me të pranishmit edhe moton e Big Market.



?Sot Big Market i është bashkuar nismës të bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit. 105 supermarkete, 105 pemë kemi dhuruar. Sllogani i Big Market sot është ?Mjedisi, shtëpia jonë e përbashkët?. Gjithmonë do të jemi pjesë në qëlbërimin e qytetit tonë. Big Market siç është pranë klientëve në cilësi dhe shërbime, ashtu do të jemi pjesë e nismave që do të ndërmarrë gjithmonë bashkia, sidomos për gjelbërimin e qytetit. Është një nga pjesët kryesore të jetës dhe të zhvillimit të qytetit?,

Ilir Saliaj, presidenti i Big Market


Një kontribut i rëndësishëm për mjedisin është ky i Big Market, ku përpos lënies së gjurmëve të tyre në gjelbërimin e kryeqytetit shqiptar është edhe një ftesë ndërgjegjësimi për të gjithë qytetarët apo biznesmenët.

Recommended