Avokatët e kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj kërkojnë heqjen e masës së arrestit shtëpiak, dhënë pak ditë më parë nga Gjykata e Lezhës.
Ata pretendojnë se ndalimi i klientit të tyre është kryer në mungesë të provave.
Sipas avokatit detyra e kryetarit të bashkisë është vetëm ciklimi i dokumenteve të administratës, dhe jo përpilimi i tyre.
"Dokumentet nuk përgatiten nga kryetari, por për to punojnë punonjësit e zyrave përkatëse".
Mbrotjësit e kreut të bashkisë së Lezhës përsëritin qëndrimin se arrestimi i Frrokajt është me ndikim politik.
Kretari i bashkise se Lezhes Fran Frrokaj ndodhet tashme ne masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikëqyrje pasi akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Ranës së Hedhun.
Be the first to comment