Eksporti i mishit dhe gjësë së gjallë drejt Serbisë, përbën mundësi për blegtorët shqiptarë, por që marrëveshja të funksionojë do të duhet të përmbushen standardet e sigurisë ushqimore. Përndryshe, thonë ekspertët e shkëmbimeve tregtare, marrëveshja mund të dështojë. Kjo është hera e parë që Shqipëri eksporton mish dhe kafshë të gjalla pas viteve 90.
Arritja e marëveshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë për eksportin e mishit dhe gjedhit vendas, kërkon një punë intensive të institucioneve shqiptare në drejtim të arritjes së standardeve, pasi në të kundërtën kjo marëdhënie tregtare mund të dështojë.
Hysni Gurra, një nga ekspertët e çështjeve të marëdhënieve tregtare, thotë se, funksionaliteti i marëveshjes është çështja thelbësore.
Hysni Gurra, ekspert: Ta shohim në aspektin e funksionalitetit, nëse kamionët e nisur nga Shqipëria drejt Serbisë do ta kalojë traun e doganës serbe apo jo? Kam skepticizmin tim në këtë çështje, pasi në marëveshje të tilla duhet parë funksionaliteti i tyre dhe qeveria shqiptare ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Serbia është shtet funksional, në kuptimin e institucioneve që bëjnë të mundur kontrollin e cilësisë së produkteve të blegtorisë dhe nënprodukteve të tyre dhe ne nuk jemi ende në standardet e Serbisë. Nëse nuk do arrihet funksionaliteti i AKU-së dhe të gjitha institucioneve shqiptare, nuk do ta kemi të lehtë këtë marëdheënie tregtare me Serbinë.
Për blegtorët shqiptar, Gurra thotë se dalja në tregun serb, por edhe në tregjet e vendeve të tjera të Bashkimit Europian, është një mundësi shumë e mirë për blegtorët për të shtuar fitimet.
Hysni Gurra, ekspert: Blegtorëve shqiptar iu hapet një mundësi më shumë ëpr ekspportin dhe fitimet e tyre.
Ministria e Bujqësisë, vetëm pak ditë më parë bëri publik faktin se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Serbisë është arritur, për eksportin e gjedhit dhe mishit.
Në Shqipëri mbarështohen rreth 3.000.000 të imta të cilat çdo vit lindin rreth 2.400.000 qingja dhe keca vetëm për therje.
Është hera e parë pas vitit 1990 që do të eksportohen kafshë të gjalla të llojit të imta ose mishi i tyre drejt një vendi të huaj.
Be the first to comment