Ora News - Denoncoi grabitjet e pronave në bregdetin e Lezhës, Gjek Çelaj flet për "Tonight"
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ne muajin gusht 2017 neve, si trashegimtare te ligjshem te nje pjese te pronave te grabitura, jemi vene ne dijeni nga nje topograf se kishte shume mundesi qe dikush na kishte marre pronat.

Menjehere u vume ne levizje dhe beme verifikimet tona dhe, fatkeqesisht, rezultoi se ishte e vertete. Atehere une bera nje kallezim penal ne Prokurorine e Lezhes te ciles i dergova edhe vendimin e Gjykates se Lezhes te vitit 2006 qe na njihte si trashegimtare te ligjshem dhe, gjithashtu, i dergova edhe disa dokumente te Arkivit Shteteror, te kohes se Zogut dhe te vitit 1945 qe provonin pronesine tone.

Prokuroria filloi hetimet dhe pas dy javesh, me vendim te gjykates Lezhe, prona u vendos nen sekuestro. Une pata informuar thuajse te gjitha institucionet shtetërore rreth asaj qe kishte ndodhur dhe m'u pergjigjen me korrektësi vetëm Prokuroria Lezhe, Policia e Shtetit dhe Zyra e Avokatit te Popullit. Sic e dini, hetimet cuan ne arrestimin e disa personave. Jam teresisht i cuditur me dy fakte: 1. Perse dikush, per interesa politike mobilizon tufat e budallenjve ne Lezhe per te protestuar kunder nje procesi penal, aq me shume qe gjithe populli i Lezhes e di se ne bregdetin e Lezhes eshte bere kerdia me pronat dhe ketu jane te implikuar zyrtare te meparshem dhe aktuale lokale. Sic e dini edhe ju, krimi nuk ka ngjyra politike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncoi-grabitjet-e-pronave-ne-bregdetin-e-lezhes-gjek-celaj-flet-tonight
Recommended