Serbia është bërë vendi i parë drejt të cilit Shqipëria eksporton produktet shtazore, e konkretisht mishin e gjedhit dhe bagëtive të imta. Por nga ana tjetër edhe shteti serb do të eksportojë mishin e derrit në vendin tonë.
Ministria e Bujqësisë njoftoi se është rënë dakord për modelin e certifikatës shëndetësore për kafshët e gjalla dhe produktet e tyre, të cilat do të njihen nga të dy vendet.
Të premten Serbia ka shpërndarë urdhrin në të gjitha pikat e inspektimit kufitar për modelin e kësaj certifikate, duke konsideruar eksportin të hapur.
Për herë të parë blegtorët shqiptarë mund të shesin mish jashtë tregut të brendshëm, në një shtetet me afro 7 milion konsumatorë. Sipas të dhënave zyrtare vlera ekonomike e fuqisë prodhuese për këtë lloj mishi në Shqipëri kap shifrën e 190 milionë eurove.
Që nga viti 1990 vendi ynë nuk ka eksportuar mish në asnjë shtet. Një vit më parë shoqatat e bizneseve bënë një tentativë për të hapur dyert tregtare për këtë produkt me Ukrainën, por nisma nuk rezultoi e suksesshme.
Be the first to comment