Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Pas investimeve të kryera në fushën e karburanteve, kompleksi "Luani-A" ishte risia që erdhi për të gjithë shkodranët dhe jo vetëm, i cili solli një tjetër standard të shërbimeve komplekse të pushimit.

Kësaj here ishte radha e inagurimit të pishinës dimërore, e cila mblodhi një numër të madh të ftuarish. Një investim që kap miliona, pishina dimërore e "Luani-A", e cila vjen si pjesë e të gjithë kompleksit në rrugën Shkodër - Lezhë, është e para dhe e vetmja në Shkodër në një ambjent të mbyllur.

Sipas pronarit të këtij investimi gjigand, Sandër Luani, ky i fundit është munduar të sjell një kompleks me të gjitha shërbimet, i cili do të shërbej jo vetëm për qytetarët e Shkodrës, por edhe turistët që vijnë nga jashtë.

Inagurimi i pishinës, bëhet së bashku me shërbimet e tjera, duke filluar nga palestra dhe spa, të cilat sjellin kushte të mira për të gjithë pushuesit. "Luani-A", është kompleksi që ofron në nëj paketë të vetme, një numër të madh shërbimesh, të kulturuara dhe efikase për klientët.

Category

🎵
Music

Recommended