Lobimi i demokratëve në SHBA, Gjata: KQZ, jo pjesë në hetime, bëhet bisht i politikës

  • 6 years ago
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk duhet të jetë pjesë e çfarëdo hetimi për akuzat e mazhorancës në lidhje me përfshirjen e rusëve në lobimin e partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara. Konstitucionalisti dhe ish-kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata thotë se institucioni rrezikon të bëhet pjesë e politikës. Prioritet sipas Gjatës, KQZ duhet t?i japë zbatimit të ligjit për financimin e partive.

 

Akuzat e mazhorancës për financimin e Partisë Demorkatike nga rusët nuk duhet të bëhen shkak për nisjen e ndonjë procesi hetimor më të thelluar, pasi kështu Komisioni Qëndror i Zgjidhjeve do të kthehej në një bisht të politikës.

I këtij mendimi është konstitucionalisti, Çlirim Gjata i cili thotë, se KQZ në këtë rast duhet të zbatojë vetëm ligjin për financimet, pasi Shqipëria nuk ka një ligj të posaçëm për lobingjet.

Çlirim Gjata, konstitucionalist: Problemi është që të mos bëhet bisht i politikës, pasi do ishte problem shumë i madh për KQZ-në. Kur mbaruan zgjedhjet ishte gjithë koha e mundshme, u caktuan financierët kontrollues, u bënë deklaratat, u bë transparenca, aq sa mund të bëhej me këtë ligj mbi kontrollin e financimit nëpër fushata. Çohet tani KQZ-ja dhe kërkon të gjejë se financat kanë qenë të paligjshme, po gjeje përpara se aty e kishe ligjin. Zbato kriteret ligjore se smund të dalësh jashtë kritereve ligjore. Këtu duhet të diskutohet mbi sistemin e kontrollit të financave të partive.

Për Gjatën, inmediate është ndërtimi i një strategjie për sistemin e kontrollit financiar të partive politike në fushata dhe jashtë tyre, pasi nëse financimi i partive kthehet në vepër penale, atëherë do të prekeshin të gjitha partitë.

Çlirim Gjata, konstitucionalist: Edhe nëse është vepër penale, do të shkojnë të gjtiha partitë mbrapa, pasi të gjitha financohen, pasi të gjitha kanë probleme me çështjen e financimeve nëpër fushata. Shqipëria nuk ka një ligj për lobingjet.

Akuzat e mazhorancës për Partinë Demorkatike dhe financimeve nga rusët, Gjata i konsideron groteske.

Çlirim Gjata, konstitucionalist: Kjo është e papranueshme, të paktën për mendimin intelektual. Nuk e ha njeri, janë broçkulla, muhabete qesharake. Muhabete janë këto tani? Ta lëmë anën groteske të problemit.

Numri dy i KQZ-së, Denar Biba këtë të hënë i bëri apel KQZ-së të thellojë hetimin për këtë çështje, por kreu i këtij institucioni, Klement Zguri deklaroi, se vetë Biba kishte kërkuar kohë më parë vetëm gjobë ndaj Partisë Demokratike dhe jo hetim të mëtejshëm.

Prej ditësh, maxhoranca kërkon hetim  pas investigimit të revistës amerikane sipas së cilës PD ishte financuar nga rusët. PD thotë se qeveria fshihet pas garancisë së ngarkeses prej 613 kg kokainë dhe kërkon të fshehë këtë fakt duke sulmuar opozitën.

Demokratët kanë hedhur poshtë akuzat e mazhorancës, ndërsa një ditë më parë Lulzim Basha u shpreh se duhet të pritet hetimi i nisur nga Prokuroria dhe FBI.

Recommended