Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Sa e rëndësishme është për të rinjtë që të njohin paranë? Jo të gjithë mund të dinë vlerën e saj por edhe të investimeve. Banka e Shqipërisë organizon çdo vit Javën e Parasë, aktiviteti është mbarëbotëror dhe zhvilliohet nga 135 shtete.

Çelja e javës së parasë këtë vit, ishte një ditë e rëndësishme për Bankën e Shqipërisë, pasi mbushet një dekadë nga kontributi që ajo jep në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për edukimin financiar në vend. Guvernatori Gent Sejko tha se këtë vit jo pa qëllim është zgjedhur motoja ?Paraja: Ç?të mbjellësh, do të korrësh?, për të treguar rëndësinë e parasë si mjet i domosdoshëm për të arritur mirëqënien.

"Këtë vit, motoja e zgjedhur ?Paraja: Ç?të mbjellësh, do të korrësh?, thekson më shumë se çdo gjë tjetër rëndësinë e çështjeve të parasë si mjet i domosdoshëm për të arritur dhe ruajtur mirëqenien. Përmes aktiviteteve që do të na shoqërojnë gjatë gjithë kësaj jave, kemi kërkuar të tërheqim edhe njëherë vëmendjen e të rinjve dhe fëmijëve mbi domethënien e financave personale dhe ndikimin e vendimeve të mirëmenduara në suksesin personal të gjithsecilit e të shoqërisë si një e tërë", u shpreh Gent Sejko.

Tre çmime për nxënës e studentë u dhanë nga Shoqata e Bankave dhe Banka e Shqipërisë për punimet më të mira kreative për edukimin financiar.

Në aktivitet morën pjesë 55 shkolla 9-vjeçare, 14 shkolla të mesme dhe 8 universitete, me mbi 1000 nxënës e studentë të 14 qyteteve të ndryshme. Java e parasë do të shoqërohet me një axhendë të ngjeshur eventesh, leksionesh të hapura dhe konkurse me të rinj, për t?i shtyrë ata të mësojnë më shumë rreth parasë si mjet i vlefshëm financiar.

Category

📺
TV
Comments

Recommended