Ora News - Tiranë, 3 të rinj kapen me 155 kg kanabis në "Golf 4"
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi prej 1 kuintal e gjysmë kanabis u sekuestrua nga Policia e Tiranës, ku 3 persona u vunë në pranga. Një tjetër u shpall në kërkim, ndërsa droga u sekuestrua në 2 makina, me të cilat udhëtonin trafikantët.

Një sasi prej 155 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre persona dhe një i katërt është shpallur në kërkim. Policia e Tiranës sqaron se ka arrestuar të rinjtë Kejvin Vathi, 23 vjeç, banues në Tiranë, Gëzim Laçi, 26 vjeç, babues në Krujë, Arian Laçi, 23 vjeç, banues në Krujë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M.K., 32 vjeç, banues në Krujë.

Më datë 10.03.2018, në rrugën "Skëndërbeu? gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip ?Audi? dhe Golf 4 që këta shtetas lëviznin iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 155 kg bimë narkotike e dyshuar e llojit kannabis Sattiva.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-3-te-rinj-kapen-me-155-kg-kanabis-ne-golf-4