Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; ?Black Box? është në javën e tetë të saj dhe gara bëhet gjithnjë dhe më e fortë. Këtë të dielë në garë ishin shef Gledis Qershori dhe shef Arjaldo Merko.

Arditi e quajti me humor garën e sotme ?një derbi?, pasi të dy shefat edhe pse vijnë nga restorante të ndryshme, punojnë për të njëjtin pronar.

Menjëherë ata prezantohen me përbërësi kryesor të pjatave që do gatuajnë, i cili ishte mishi i kecit.

Kujtojmë edhe një herë rregullat e garës:

-Shija vlerësohen nga 1 deri në 50 pikë.

-Organizmi dhe teknika e ekzekutimit të recetës vlen nga 1 deri në 20 pikë.

? Prezantimi dhe aspekti estetik i pjatës vlen nga 1 deri në 15 pikë.

Të treja këto elemente i vlerëson shef Domenico Maggi, ndërsa ekuilibrin ushqimor, i cili vlen nga 1 deri në 15 pikë e vlerëson Blerina Bombaj Troci. Në total një konkurrentët mund të fitojë 100 pikë.

Shef Gledis zgjedh të ekzekutojë këtë recetë: mish keci, patate, asparag, kërpudha, panxhar, hudhër. Ndërsa shef Arjaldo gatuan: mish keci, patate, karotë, bukë integrale, erëza, bajame, limon.

Pjatat e tyre u vlerësuan nga juria e përbërë nga një prej shefave italianë më të famshëm të kulinarisë botërore, gjyqtar ndërkombëtar dhe instruktor i gjyqtarëve të garave të gatimit në botë, Domenico Maggi, si edhe dietologia Blerina Bombaj Troci , për ekuilibrin ushqimor.

Gledis dhe Arjaldo morën shumë komplimente për punën e bërë ndërsa fitues u shpall Gledis me 95 pikë, duke lënë pas Arjaldon me 94 pikë.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended