Divjaka është zona e parë turistike, ku Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur dezinfektimin kundër mushkonjave. ekspertët thonë se kjo është periudha e duhur për të marrë rezultate të mira në luftën kundër mushkonjave.
?Ky proces ka një rëndësi kombëtare duke qenë se mushkonjat përbëjnë faktorët më të rëndësishëm në transmetimin e sëmundjeve infektive përpos faktit që janë ndër insektet më shqetësuese. Nisja e procesit të dezinsektimit në fillim të sezonit është i një rëndësie të veçante sepse kap fazat e para larvare që kanë çelur si rezultat i vezëve dimërore. Sa më shpejt që të nisë procesi aq më shumë rezultate do kemi?, u shpreh Elton Rogozi, eksperti entomolog.
Në Divjakë është dezinfektuar zona e plazhit, e pylli dhe disa lagje. Specialistët e Shëndetit Publik kanë nisur edhe procesin e monitorimit që i paraprin atij të dezinsektimit nga Butrinti dhe zonat përreth, duke vazhduar me zonat bregdetare deri në Velipojë, përfshirë edhe zonat urbane.
Be the first to comment