Ahmetaj me fermerët në Korçë: Shteti subvencionon dhe bashkëinveston në pensionin tuaj

  • 6 years ago
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ishte në Koçë, ku zhvilloi një takim me fermerë në Maliq, për të diskutuar mbi skemën e pensioneve në fshat. Grupi i punës dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, po punojnë për disa ndryshime në ligjin 7703/1993, ku parashikohet që, të vetëpunësuarit në bujqësi, të kenë detyrimin të paguajnë kontributet e llogaritura mbi pagën minimale për ta, por kanë gjithashtu mundësinë të paguajnë edhe mbi nivelin e pagës minimale në shkallë vendi, nëse duan të përfitojnë një pension më të lartë.
Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj tha se qeveria në vitin 2014 ndërmori një reformë të thellë në pensione, duke bërë një lëvizje të rëndësishme për herë të parë në më shumë se 30 vite, me ofrimin e pensionit social prej rreth 8 mijë lekë në muaj për ata që nuk kanë paguar sigurime.

Recommended