Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 5/12/2018
Prokuroria ka rindërtuar skenën e vrasjes së biznesmenit Memli Begalla. Kanë qenë 3 persona të cilët kanë marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit. Fillimisht Ardjan Serezi dhe Denis Demiri janë ulur në një kafe pranë sheshit Willson. Personi i tretë, i cili kishte rolin e bashkëpunëtorit është ulur në një kafe tjetër, pak metra më larg. Në momentin kur në zonë është afruar biznesmeni Memli Begalla, të 3 personat kanë filluar të lëvizin. Ardjan Serezi dhe Denis Demiri u larguan në Drejtim të Policisë Tiranë, ndërsa personi i 3 i shpallur në kërkim, ka qëndruar në vendin ku ishte për kafe Memli begalla.

Ndërkohë Ardjan Serezi e Denis Demiri janë kthyer pranë tunelit ku banonte Begalla me një makinë BMW dhe kanë pritur aty ardhjen e biznesmenit. Sapo Memli Begalla është çuar nga kafja, dyshohet se bashkëpunëtori i tretë ka lajmëruar Serezin dhe Demirin për lëvizjen e tij. Të dy vrasësit ishin duke e pritur tek ky tunel, Begallën dhe e kanë qëlluar menjëherë sapo biznesmeni është futur tek sheshi poshtë pallatit të tij dhe aty e kanë qëlluar me 1 plumb në kokë. Më pas Serezi dhe Demiri largohen me BMW që kishin parkuar pranë tunelit ku kryen vrasjen. Hetuesit e kanë gjetur makinën BMW në zonën e Picallës pranë Saukut. BMW ishte e lyer me benzinë, por nuk i ishte vendosur zjarri.

Category

📺
TV

Recommended