Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 5/12/2018
Damir Fazlic biznesmeni boshnjak i cili jeton në Amerikë, pas viteve 2000 dhe u bë i famshëm në Shqipëri për lidhjet e tij me ish kryeministrin Sali Berisha, vijon të ndjekë me interes zhvillimet në vendin tone e posaçërisht ato brenda të djathtës shqiptare. Fazlic i cili krijojë një furtunë politike në Shqipëri në vitin 2013 kur u zbulua se Argita Berisha, vajza e ish kryeministrit kishte kryer veprimet juridike për blerjen e një toke në Porto Romano, herë pas here, përmes llogarisë në Twitter, komenton zhvillimet politike në Shqipëri.
Dy ditë më parë Damir Fazlic do të rikthehej në vëmendjen e medias shqiptare pas një postimi në Twitter duke komentuar investigimin e revistës amerikane ?Mother Jones? për aferën lobimit të e PD-s në Washington. ?Pasi varrosi Partinë Demokratike, partinë që rrëzoi komunizmin në Shqipëri, ?Forrest Gump-i? i politikës Lulzim Basha meriton medaljen e artë. Tani ai është zyrtarisht politikani më budalla në Ballkan, që nuk është aspak një gjë e lehtë. Vrapo Forest Vrapo", shkruan Fazllic në Twitter.

Category

📺
TV

Recommended