Jo vetem mode/ Ledri Vula flet për herë të parë për Dua Lipën dhe Rita Orën (10.03.2018)

  • 6 years ago
300 mijë shqiptarë u tërbuan me hitet e tij në koncertin e paharrueshëm në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ledri Vula ishte zgjedhur personalisht nga Rita Ora si i vetmi këngëtar që do të këndonte krah saj në festën madhështore në sheshin e Prishtinës. Që nga 17 shkurti ka kaluar një muaj por ajo natë ka për të mbetur gjatë në kujtimet e reperit.
?Ska patur ndonjëherë koncert më të madh dhe s?ka ndjenjë më të mirë se të jesh në atë koncert?, tha Vula.
?Jo vetëm modë? shoqëroi këngëtarin në një nga koncertet e tij të fundit në Tiranë ku Vula nuk u kursye as për çështjet më të përfolura për të. Ai është në majë të suksesit dhe shumë i lakmuar nga vajzat. Këtë e aprovoi edhe vetë Rita Ora e cila pas koncertit nuk mundi të largohej pa e përqafuar dhe pa i thënë disa fjalë të cilat Vula tha se nuk i mban mend.
?Ne kishim për tu takuar më herët ku kishte shkuar shoqëria për të festuar por unë nuk munda të shkoja, thjeshtë jemi përshëndetur?, tha këngëtari.
Një tjetër histori që komentohet janë fotot e tij me këngëtaren me famë botërore Dua Lipa. Por çfarë e lidh në të vërtetë Ledri Vulën me Dua Lipën dhe Rita Orën.
?Asgjë s?ka ndodh me ne, i kam shumë shoqe të dyja. Rita është moshatare me mua dhe mund të bëja ndonjë bashkëpunim me të, por Dua Lipa është shumë e suksesshme dhe po bën muzikë shumë të mirë. Rita e ka lënë anash muzikën dhe po merret edhe me filma dhe me të mund të bëja një film ?Fifty Shades of Ledri?, ndërsa me Duan bëja muzikën. Unë jam vetëm një fëmi në shtëpi dhe nuk do ta lija familjen për diçka tjetër. Nëse ata do të kishin ardhur me mua do ishte shumë mirë por ata nuk vijnë kështuqë do rri unë këtu?, rrëfeu më tej këngëtari.
Përsa i përket jetës private pas ndarjes nga bukuroshja nga Tirana Adela Sollaku ai duket gjithnjë edhe më shumë i rezervuar megjithatë një përgjigje për të gjitha vajzat e ka.
?Jam shumë i rezervuar nuk po të tregoj. Nuk kam të dashur. Jam i përqëndruar në muzikë dhe i dashuruar me të?, tha Ledri.
Ndërkohë lidhur me deklaratat e dyshes Real1 dhe Dj Blunt, Ledri tha se ka respekt për punën e tij duke e vlerësuar si një nga Dj më të mirë, ndërkohë që shtoi: ?unë psikiatër nuk jam, nuk e di çfarë problemesh psikike mund të ketë? përfundoi Ledri.

Recommended