Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla inspektoi nga afër situatën e krijuar nga rrëshqitjet e masiveve të tokës në dy lagje të fshatit Cërrunjë në njësinë administrative, Funar të Elbasanit. Situata është bërë emergjente nga rrëshqitjet masive të tokës, pasi rrezikohen seriozisht banesat dhe jetët e njerëzve. Gjatë inspektimit të situatës, Balla i bëri thirrje banorëve për evakuim të menjëhershëm, ndërkohë që Shërbimi Gjeologjik do të bëjë edhe konstatimet e tij të mëtejshme për të dhënë një gjykim më të specializuar. ?Kemi verifikuar gjithë dokumentacionin dhe rezulton se në vitin 2002-2003, kur ka ndodhur rrëshqitja, është bërë një kompensim nga ana e qeverisë, sipas çmimeve të kompensimit të asaj kohe. Ndërkohë që rrëshqitja e re ka shkaktuar dëmtime edhe në banesa të tjera që nuk kanë qenë pjesë e verifikimit dhe akt-konstatimeve në dokumentacionet e asaj kohe.
Be the first to comment