SHKODER- 35 fermerë janë bllokuar në Njësinë Administrative Ana Malit nga përmbytjet e dy ditëve të fundit si pasojë e reshjeve te dendura te shiut dhe shkarkimeve nga HEC-et, ndërsa rreth 500-600 ha tokë janë nën ujë. Fshati është përmbytur nga reshjet e dendura të shiut, por edhe shkarkimet e HEC-eve. Fshati më i prekur është Oboti, ku mund të lëvizet vetëm me ndihmën e forcave të ushtrisë.
Sipas informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, në fshatin Obot rreth 60% e banesave kanë prezencë e uji në oborret e tyre, ndërsa mbi rrugën e Obotit ka rreth 40 cm ujë, e kalueshme vetëm për mjetet e larta. Gjithashtu ka sipërfaqe të tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore në bashkinë Shkodër, kryesisht në Njësitë Administrative Bushat, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana Malit, Guri Zi, Madhe.
Be the first to comment