Ora News - Vajza e Agur Vrenozit: Babai vdiq si hero, ashtu siç jetoi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Agur Vrenozi, i vrarë në tentativë për të ndaluar grabitjen e një pikë këmbimi valutor të premten në Fier u cilësua gjërësisht si hero i kohëve moderne. Por, për familjen ai ka qenë gjithmonë. Denisa, vajza e madhe e 54 vjecarit, mes dhimbjes e krenarisë për aktin e të atit, thotë se ai vdiq ashtu sic jetoi, në ndihmë të miqve! Ndërsa në Gjykatën e Fierit, autorët e dyshuar derdhën lot pendese dhe i kërkuan falje publike, vajza juriste e Agur Vrenozit, thotë se ajo beson tek drejtësia, jo tek pendimi.

Denisa Vrenozi: Ai kishte miq dhe për miqtë dhe edhe shpirtin.

Denisa, vajza e Agur Vrenozit, të cilësuar si heroi i kohëve moderne të vrarë në përpjekje për të shmangur grabitjen e armatosur të një argjendarie në Fier, thotë se i ati, vdiq, ashtu sic kishte jetuar.

Denisa Vrenozi: Babin e ka shpjeguar gjithë gjesti që ka kryer. Një gjest maksimalisht altruist, një gjest prej heroi. Kaq mund të them për babin.

Por ndërsa në familjen Vrenozi qajnë dhe janë krenarë për kryefamiljarin, Lulëzim Demiraj, njeriu që dyshohet se qëlloi për vdekje 54 vjecarin u fut duke e qarë dhe me kokën poshtë në gjykatën e Fierit

Së bashku me Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, ata u përballën me tre akuza për të cilat do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vajza-e-agur-vrenozit-babai-vdiq-si-hero-ashtu-sic-jetoi

Recommended