Fier, Gjykata burg tre autorëve të grabitjes së pikës së këmbimit valutor vrasjes së Agur Vrenozit

  • 6 years ago
FIER-Gjykata ka lënë në burg tre autorët e grabitjes së pikës së këmbimit valutor dhe vrasjes së Agur Vrenozit ditën e premte në mesditë. Autorët janë Zini Fyraj 37 vjeç, banues në Sevaster Vlorë me precedent, Lulëzim Demiraj banues në Vajzë Vlorë dhe Dashamir Gergali 41 vjeç, banues në Zhupan Fier. Autori i vrasjes së Vrenozit është Lulëzim Demiraj, ndërsa dy personat e tjerë janë bashkëpunëtorë në krim, ndërsa akuzohen edhe për grabitjen. Vrasësi dhe dy personat e tjerë kanë shfaqur shenja pendese para gjykatës. Ata kanë kërkuar falje publike, ndërsa Demiraj ka deklaruar se nuk kanë pasur qëllim që të vrisnin Vrenozin.

Recommended