Lufta e Nuseve / Dikur studente ne te njejtin Fakultet, sot perballen si nuse (26.02.2018)

  • 6 years ago
?Lufta e Nuseve? është kthyer tashmë në një nga emisionet më të ndjekura të Tv Klan.
Në këtë episod të dytë të këtij sezoni fati ka bërë bashkë tre ish-studente të të njëjtit Fakultet, madje të të njëjtit auditor. Në momentin që Ami, Anisa dhe Lori takuan njëra-tjetrën kujtuan se janë përballur shpesh në korridoret e Fakultetit.
Çifti i parë Ami dhe Denisi
Dita e parë e punës është e paharruar, aq më tepër kur je e sapodalë nga bankat e shkollës, kështu ka ndodhur edhe me Denisin dhe Amin të cilët janë takuar në ditën e parë të punës së Amit e cila duket se ka rënë në dashuri me të sapo e ka parë.
Çifti i dytë
Asnjë histori dashurie nuk i ngjan tjetrës. Ndaj edhe ajo e Ermalit dhe Lorenës është ndryshe nga të tjerat. Ata janë njohur në Durrës dhe për Ermalin, Lorena ka qenë dashuri me shikim të parë.
Çifti i tretë
Anisa dhe Ivi i kanë shkëmbyer shikimet e para me njëri-tjetrin në bankat e Fakultetit të Ekonomisë ku edhe studionin të dy.
Të tre çiftet duket se kanë vendosur ti japin fund beqarisë dhe të nisin një etapë tjetër në jetë.