Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Sot ishte java e shtatë e rubrikës së gatimit?Black Box?. 8 shefat që kanë gatuar në herët e para mish sot gatuan peshk dhe kush ka gatuar peshk do të gatuajë mish. Shefat që kanë konkurruar me njëri tjetrin do ndeshen me shefat e tjerë dhe me gatime të ndryshme.

Rregullat janë shumë të rëndësishme:

-Shija vlerësohen nga 1 deri në 50 pikë.

-Organizmi dhe teknika e ekzekutimit të recetës vlen nga 1 deri në 20 pikë.

- Prezantimi dhe aspekti estetik i pjatës vlen nga 1 deri në 15 pikë.

Të treja këto elemente i vlerëson shef Domenico Maggi, ndërsa ekuilibrin ushqimor, i cili vlen nga 1 deri në 15 pikë e vlerëson Blerina Bombaj Troci. Në total një konkurrentët mund të fitojë 100 pikë.

I pari që vjen sot është Tedi Çopja dhe i dyti Ilir Hysa dhe ingredienti që gatuan sot ishte merluci.

Per me teper klikoni ne linkun :
http://tvklan.al/black-box-ne-javen-e-shtate-shefat-gatuajne-peshkun-merluc/


Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kjo rubrikë u mundësua nga bashkëpunimi me SHUM (Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqënies)

Category

📺
TV
Comments

Recommended