Në një fshat të Skraparit, procesi mësimor është duke u zhvilluar në kushte shumë të rënda. Nxënësit e fshatit Vendreshë mësojnë në qiell të hapur. Në shkollën e tyre ndërkohë që ata bëjnë mësim futet bora dhe shiu. Duke marrë shkas nga kushtet e mjerueshme në të cilat zhvillohet mësimi dy prej mësuesve, një nxënëse, Blerina dhe një shtetase amerikane, Kristi Lup ishin në emisionin ?Zonë e Lirë? ku i kërkuan të gjithë qytetarëve të kontribuojnë për ndërtimin e shkollës. Kristi Lup tha se kur kishte parë këto foto nuk e kishte imagjinuar se mund të ekzistonte një shkollë e tillë në Shqipëri. ?Një shkollë të këtyre niveleve dhe më keq kam parë në Sudanin e Jugut. Besoj se nxënësit e meritojnë të kenë ambiente ku të mund të mësojnë?, tha Lup.