Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Stomatologia 38 vjeçare nga Tirana e arrestuar me dyshimin se ka mashtruar të paktën 9 persona duke përfituar një shumë që shkon në rreth 2 milion euro ka mohuar akuzat në gjykatë. Olesia Duka në seancën e mbajtur në Gjykatën e Durrësit, madje akuzoi një prej biznesmenëve që e ka paditur për gjobëvenie.
Kjo është Olesia Duka (në foto), stomatologia nga Tirana e akuzuar për mashtrimin e disa personave në shumë të mëdha. Por para trupës gjyqsore që e la në burg deri në përfundim të hetimeve ajo kundërshtoi akuzat dhe u kthye në akuzuese.
Përpara gjykatëse Eda Kaja, 38 vjecarja pranoi se i njeh një pjesë të 9 biznesmenëve që e kanë kallzuar, ndërsa akuzoi një prej tyre.
Olesia Duka: ?Me shtetasin Idlir Hoxha kam pasur 6 muaj marrëdhënie biznesi dhenë qershor, vëllai i tij më tha se i detyrohesha 843 mijë euro. Kërcënimi që 2 vëllezërit më bënë, më detyroi të merrja borxh tek persona të tjerë dhje kredi bankare".
Duke kërkuar masë sigurie me të lehtë, ajo tha ndryshe nga sa e akuzon prokuroria, ajo ka kontrata huamarrjeje me biznesmenët që e paditën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/stomatologia-nuk-jam-mashtruese-me-denoncuesit-marredhenie-biznesi