Verilindja është rajoni më i goditur nga reshjet e dëborës dhe i ftohti ekstrem që ka përfshirë ditët e fundit pjesën më të madhe të vendit. Të martën trashësia e dëborës në Peshkopi dhe disa zona i kalon të 40 centimetra.
Në të gjithë qarkun është pezulluar procesi mësimor për shkak të bllokimit të fshatrave. Rrugët nacionale janë të hapura, por te kalueshme vetëm me zinxhirë.
Reshjet e dëborës vijuan përgjatë natës edhe në qarkun e Lezhës. Në fshatrat e Mirditës dëbora ka arritur në 50 centimetra. Edhe në këtë qark mësimi është pezulluar. te bllokuara janë fshatrat e Njësive administrative Selite, Kaçinar, Orosh dhe Fan te cilat nuk kane asnjë lidhje me qendrat administrative.
Pa ndërprerje kanë vijuar gjatë natës reshjet e dëborës edhe në Shkodër. Pas një mbledhje urgjente, u vendos të shtyhet procesi mësimor për dy ditë.
Në Elbasan bora arrin nga 50 cm deri ne 1 metër. Ne Qafëthanë borëpastrueset hedhin vazhdimisht kripë me synim që ky aks të mbahet i hapur. Rruga që lidh Librazhdin me Bulqizën e Bllokuar. Mësimi është pezulluar ndërsa në shumë fshatra mungon energjia elektrike.
I ftohti siberian ka prekur edhe kryeqytetin. Gjatë natës por edhe në mëngjes ka patur reshje dëbore të shoqëruar me temperatura të ulëta. Më intensive reshjet kanë qenë në Malësinë e Dajtit ku trashësia ka arritur në disa centimetra.
Nën pushtetin e dëborës dhe ngricave vijojnë të jenë disa zona në juglindje ku ka bllokim të fshatrave të thella, ndërsa akset kombëtare janë të kalueshme me zinxhirë.
Be the first to comment