Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Verilindja është rajoni më i goditur nga reshjet e dëborës dhe i ftohti ekstrem që ka përfshirë ditët e fundit pjesën më të madhe të vendit. Të martën trashësia e dëborës në Peshkopi dhe disa zona i kalon të 40 centimetra.

Në të gjithë qarkun është pezulluar procesi mësimor për shkak të bllokimit të fshatrave. Rrugët nacionale janë të hapura, por te kalueshme vetëm me zinxhirë. Në aksin Peshkopi- Tiranë ka probleme tek Pishat e Bulqizës dhe në Qafën e Buallit ku fryn erë e fortë. Kurse në rrugën Peshkopi ? Kukës situata është kritike në kalanë e Dodës, pasi era ka grumbulluar borën sasi të mëdha.

Reshjet e dëborës vijuan përgjatë natës edhe në qarkun e Lezhës. Në fshatrat e Mirditës dëbora ka arritur në 50 centimetra. Edhe në këtë qark mësimi është pezulluar. Të bllokuara janë fshatrat e Njësive administrative Selite, Kaçinar, Orosh dhe Fan te cilat nuk kane asnjë lidhje me qendrat administrative.

Pa ndërprerje kanë vijuar gjatë natës reshjet e dëborës edhe në Shkodër. Pas një mbledhje urgjente, u vendos të shtyhet procesi mësimor për dy ditë.

I ftohti siberian ka prekur edhe kryeqytetin. Gjatë natës por edhe në mëngjes ka patur reshje dëbore të shoqëruar me temperatura të ulëta. Më intensive reshjet kanë qenë në Malësinë e Dajtit ku trashësia ka arritur në disa centimetra.

Nën pushtetin e dëborës dhe ngricave vijojnë të jenë disa zona në juglindje ku ka bllokim të fshatrave të thella, ndërsa akset kombëtare janë të kalueshme me zinxhirë.

Category

📺
TV

Recommended