Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo tufë lule që përkujton dy viktimat e aksidentit tragjik të së Shtunës, në aksin Durrës-Kavajë duhet të shërbente si kambanë alarmi për qytetarët, drejtuesit e mjeteve dhe autoritetet e shtetit.

Por mësimin për rrezikshmërinë e këtij qëndrimi nuk e ka nxjerrë as kjo vajzë e re që është nisur për rrugë dhe as ku burrë që gëzon kur një makinë ndalon në cep të aksit nacional për ta marrë për një copë rrugë.

Situatë e ngjashme ishte përgjatë gjithë aksit nacional Durrës-Rrogozhinë, ku sic tregojnë këto pamje udhëtarët dolën sërish buzë rrugës për të kapur autobusin apo furgonin e radhës.

Bilanci tragjik duket se ka vënë në lëvizje vetëm policinë e shtetit.

Rrugë tjetër problematikë e njejtë. Këtu jemi në autostradën Tiranë-Durrës, ku siç tregon kjo tabelë shpejtësia e lejuar shkon deri në 90 km në orë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/autostop-alla-shqiptarce

Category

📺
TV

Recommended