Zbardhet skema se si i mashtronte biznesmenët, stomatologia nga Tirana Olesia Duka. Report Tv mëson se 38-vjeccarja krijonte marrëdhënie të afërta me biznesmenët dhe më pas u kërkonte atyre që të këmbente lekët në euro.
Pikërisht duke bërë këmbimin e parave nga lek në euro, Olesia Duka ka mashtruar bzinesmenët pasi u jepte më pak lek, në krahasim me eurot që u jepnin ata. Mes personave të mashtruar është edhe Idlir Hoxha, i cili kishte një agjenci udhëtimi si dhe një pikë për këmbimin e parave në Durrës dhe i kishte dhënë 38-vjeçares rreth 900 mijë euro.
?Shtetasja e dyshuar Olesia Duka me banim në Tiranë dhe administratore e një subjekti tregtar në fushën e stomatologjisë i është prezantuar shtetasit të dëmtuarit si mjeke e cila kishte në pronësi disa klinika dentare dhe konkretisht tetë klinika nga të cilat grumbullonte të ardhura të shumta në Lek dhe i duhej valutë në Euro me qëllim blerjen e materialeve të shtrenjta për këtë fushë.