Ora News - Juncker: Vettingu rezultate mbreslënëse, të vazhdojë. Jam i uritur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, përgëzoi reformat e ndërmarra nga vendi ynë dhe inkurajoi për të vazhduar në këtë rrugë në mënyrë që në prill Komisioni të rekomandojë hapjen e negociatave. Sipas Juncker, viti 2025 i përcaktuar në strategjinë e zgjerimit, nuk është vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi por edhe për Shqipërinë nëse arrihen objektivat e arritur. Nga ana tjetër, Kryeministri tha se qeveria po punon për të bindur disa vende që janë ende skeptike si dhe u shpreh optimist për zgjidhjen e çështjes së detit me Greqinë.

I mërzitur se nuk gjeti në Tiranë një klimë ndryshe nga ajo e Brukselit, Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, foli me nota pozitive dhe përgjithësuese për Shqipërinë dhe reformat që vendi ynë po ndërmerr por e vetmja fjali konkrete e tij, ishte uria nga një ditë e gjatë.

Pyetje: Kryeministri e shprehu qartë se presim rezultatet e vettingut ndërkohë që me zhvillimet e fundit në drejtësi kryesisht në prokurorinë e përgjithshme janë rihapur disa çështje, po hetohen ish-zyrtarë, ish-Ministra, deputetë.A do të mjaftojnë këto për t'ju bindur ju që të bëni këtë rekomandim të qartë nga ana e KE për Shqipërinë. Dhe nga eksperienca juaj, pas një rekomandimi të qartë nga KE a mund të ketë dyshime nga vendet anëtare të BE në qershor?

Juncker: Janë 3 pyetje në një. Sa për vettingun, kontatoj se procesi është duke u zhvillluar dhe po jep rezultate mbreslënëse. Ajo që do të donim dhe jemi të siguruar nga ato që na tha Kryeministri, që ky proces vettingu do të vazhdojë dhe më tej në muajin prill kur Komisioni do botojë materialin në lidhje me shtetet kandidate për anëtarsimin në BE. Pastaj ka raste që i interesojnë opinionit publik shqiptar që mund të ndikojnë në këto lloj diskursesh por mendoj se i takon drejtësisë shqiptare që të bëjë punën e saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/juncker-vettingu-rezultate-mbreslenese-te-vazhdoje-tani-po-shkoj-te-ha

Category

📺
TV

Recommended