Miratohet armëpushimi për Sirinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi në mënyrë unanime një rezolutë, me anë të së cilës kërkohet armëpushim 30-ditor në Siri, duke lejuar kështu dërgimin e ndihmave humanitare.



Sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres e ka krahasuar gjendjen në Siri me ?një ferr në tokë?. Marrëveshja për armëpushim ka ditë që synohet të arrihet, mirëpo është përballur me mospajtime. Ka qenë Rusia, aleate e qeverisë siriane, e cila ka kërkuar ndryshime të projektrezolutës.



Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley bëri thirrje që armëpushimi të fillojë të zbatohet menjëherë, por shprehu dyshimet nëse Siria do t?i përmbahet sepse drafti i armëpushimit nuk parashikon efekte tek disa grupe rebele si Al Nusra dhe Al Kaeda.



Mbi 500 civilë u vranë gjatë bombardimeve intensive njëjavore të forcave siriane në një zonë të kontrolluar nga rebelët pranë Damaskut. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër, mes viktimave në Ghoutan lindore ishin 121 fëmijë.



Që prej së dielës së kaluar trupat e regjimit të Bashar Al Assad, të mbështetura nga forcat ruse po sulmojnë zonën ku janë të bllokuar rreth 393 mijë civilë. Mbi ta po hidhen edhe bomba. Sipas aktivistëve, shumë spitale kanë dalë jashtë funksionit.

Recommended