Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Qeveria po planifikon promovimin e prodhimit vendas në botë me një rrjet dyqanesh të përmbledhura nën një slogan. Pikërisht për këtë të fundit, pra për të përcaktuar logon dhe sloganin, ky dikaster ka hapur një konkurs ku të jepen ide dhe fituesi do shpërblehet me 5000 dollarë.

Pasi të përzgjidhet fituesi, që do të shpallet në datën 6 Mars, qeveria do të nisë nga puna për të hapur dyqane vetëm me produkte shqiptare nën sloganin dhe logon e përzgjedhur. Fillimisht rrjeti dyqaneve do të hapet në Shqipëri dhe më pas tenton të përhapet në vende të tjera.

Data 28 Shkurt shënon mbylljen e pranimeve të aplikimeve për të marrë pjesë në këtë konkurs që do të përfaqësojë produktet shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Klan Plus

Category

📺
TV

Recommended