Report TV - Misteret e aksidentit në Kavajë, shoferi i kërkoi partneres të merrte përsipër fajin

  • 6 years ago
Mistere kanë shoqëruar këtë ngjarje të rëndë sa i takon drejtuesit të automjetit "Toyota". Fillimisht përgjegjësinë e aksidentit si drejtuese të automjetit e ka marrë Ilda Parroj, 30-vjeçe ndërsa në automjet ndodhej edhe Halil Koka, partner i saj, i cili ishte i pa pajisur me leje drejtimi. 30-vjeçarja, pak çaste pas aksidentit i tha uniformave blu se ishte ajo në timon, por pas ekspertizës nga grupi hetimor dhe marrjes në pyetje në polici, ajo ka ndryshuar dëshminë, ndërsa Halil Koka ka marrë përgjegjësinë e aksidentit.

Gjithçka ka ndryshuar rrjedhën e hetimit pas dëshmisë së një qytetari që ka parë aksidentin. Ai i ka thënë policisë se në drejtimin e automjetit ishte një djalë. Pas konfuzioneve nga Parroj e cila mori përgjegjësinë e aksidentit se ishte ajo në timon dhe dëshmisë së qytetarit, policia i mori në pyetje veçmas Kokën dhe Parrojn në Policinë e Kavajës.

Në dhomat e ndara të policisë, vajza ka pranuar se kishte mashtruar, pasi sipas saj, ka qenë Halil Koka ai që i ka kërkuar të marrë përgjegjësinë e aksidentit pasi ai do paguante për ta nxjerrë nga policia. Pas kësaj dëshmie të Ilda Parroj, policia ka marrë në pyetje Halil Kokën të cilin e ka vënë përballë dy dëshmive, qytetarit dhe shoqërueses së tij. I gjendur përpara dy të dhënave kokforta, Halil Koka ka pranuar se ka qenë ai në drejtimin e automjetit tip "Toyota Corolla". Shoqëruesja e tij Ilda Parroj do akuzohet për dëshmi të rreme.

Recommended