Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Të gjitha familjeve që kanë përfituar ndër vite kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, për blerjen e një banese, do t?u falen këstet e mbetura të kredive. Kështu parashikon një nismë ligjore e qeverisë ?Rama 2?, e cila është miratuar nga komisionet parlamentare, ndërsa pritet të finalizohet nga parlamenti.

Amnistia parashikohet pikërisht në dispozitat transitore të projektligjit për strehimin social. Pika pesë e nenit 80 të projektligjit parashikon që familjet e shpërngulura dhe të gjitha kategoritë e tjera që kanë marrë kredi të buta apo me interes zero, u falen detyrimet.

?Familjeve të shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe kategorive të tjera në pamundësi financiare, të cilat kanë përfituar kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, u falen detyrimet monetare, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave?, parashikon projektligji.

Category

📺
TV

Recommended