http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pretenca e prokurorisë për burgime përjetë për tre nga të akuzuarit e vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha ne Lazarat nuk u prit mire nga familjarët.
Krimet e Rënda kërkuan burgim përjetë për Arbjon Alikon, Elvis Boçin dhe Borjan Boçin. Ndërsa për tetë anëtarët e tjerë të bandës së Lazaratit u kërkuan ne total 113 vite burg.
Ngjarja e rende e vrasjes së efektivit Basha ndodhi më 24 qershor 2015, kur forcat e policisë nisen një operacion ne fshatin Lazarat, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale.
Gjatë kontrolleve pranë qendrës së fshatit u arrestua një i ri, brenda mjetit të të cilit u gjeten arme dhe kokaine.
Pas arrestimit, forcat speciale njoftuan kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e tij. Në momentin që mjeti po afrohej, ndaj tij qëllua me breshri armesh.
Plumbat lanë të vdekur ne vend efektivin Ibrahim Basha ndërsa dy të tjerë mbeten të plagosur.

Category
📺
TV