Ora News - Gjiknuri: Jo çdo burim ujor duhet të kthehet në energji por HEC-e duhen ndërtuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përkundër debatit të krijuar me HEC-t, qeveria shqiptare nuk do të heqë dorë nga ndërtimi i tyre.

Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, shfrytëzoi tryezën e Konsujve të Nderit për të ftuar investitorët të investojnë në hidro-energji.

Gjiknuri: Normal që çdo investim në hidro krijon dhe problemet e saj. Teorikisht Shqipëria mund të ketë vend për 2-3 mijë mega të tjera për të ndërtuar HEC-e por jo çdo burim ujor mund të kthehet në energji.Por nuk duhen stigmatizuar. Shteti do të bëjë të tijën për të siguruar një mjedis të pranueshëm, gradualisht do të shkojmë në një treg të liberalizuar.Duhet të fillojmë të adoptohemi dhe këta investitorë privatë duhet të adaptohen.Ne po punojmë në këtë drejtim. Investimet në hidro-energji duhet të vazhdojnë, qoftë në Hidrocentrale të vegjël, qoftë dhe ato të mëdhenj pa tarifa të garantuara të energjisë.Ne po investojmë dhe në infstrukturën e energjisë për tu lidhur me rajonin dhe kjo është një mundësi për eksport nesër.Me programet e reja do të krijojmë mundësinë dhe të investimeve në fushën e paneleve diellore brenda një kapaciteti të pranueshëm që e mban tarifa e konsumatorit shqiptar.

Ministri gjithashtu se po punohet edhe për kontratat koncesionare.

Gjiknuri: Ne po punojmë që edhe këto kontrata nga B të shkojnë tek një model BO. Qeveria nuk ka ndërmend të marrë mbrapsht HEC-e që në fundin e jetës së tyre do të jenë të amortizuara. Duam të krijojmë më shumë garanci për investitorët privatë për ti gëzuar në terma afatgjatë gjitha këto investime dhe risqe të marra në bazë të një formule kompensimi të pranueshem dhe nuk do të rëndojë fare mbi investitorët privatë nëse ata pranojnë të futen në këtë skemë.

Ministri ndër të tjera tha se investime në hidro-energji përgatë 15 viteve të fundit kanë kapur shifrën 1 miliard dollarë.

Gjiknuri: Norvegjia përfaqëson një nga vendet me stokun më të madh të investimeve të huaja këtu, një vepër ekselente dhe sa i përklet modelit të biznesit që kanë zgjedhur, do të ishte një model i mirë për zhvillimin e energjive në Shqipëri. E kam fjalën për investimin nga më të mëdhatë të huaja si ?Statkraft?, projekt që po ecën shumë mirë dhe është projekt model dhe nga pikëmaja e adresimit të problemeve sociale dhe komunitare. Me ta po punojmë dhe për bursën e energjisë, Norvegjia është partner i jonë duke na suportuar financiarisht që edhe ne të ardhmen të kemi një treg funksional të energjisë.

Energjia është sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare. Stoku më i madh i investimeve të huaja është në energji, ku përfshihet dhe nafta dhe gazi.Mbi 70% e investimeve të huaja kanë qenë të fokusuara në energji edhe për faktin se energjia është intensive nga pikëpamja e kapitalit, vlerat e kapitalit janë shumë të mëdha në avancë. Kjo e bën biznesin si dhe riskioz, shumë investitorë marrin risqe sa i përket investimeve paraprake dhe që rikuperohen më vonë. Energjia nuk ka fitime të shpejta, është biznes i qëndrueshëm dhe s...

Recommended