Ora News - Nxënësit risjellin skenën e filmit "Shoku ynë Tili"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk e kanë jetuar komunizmin dhe nuk mësojnë në shkolla për kinemanë e asaj epoke. Prandaj Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizon projektin e parë pilot me klasat e shtata të shkollave "Bajram Curri" dhe "4 dëshmorët" në Tiranë.

E menduar në formën e një gare mes dy shkollave, përballë një jurie, nëpërmjet pyetjeve të thjeshta janë testuar dijet e fëmijëve mbi krijuesit dhe aktorët e katër filmave: "Në shtëpinë tonë", "Kur xhirohej një film", "Guximtarët" dhe "Shoku ynë Tili" që kanë në fokus botën e fëmijëve me probleme që mbeten aktuale si divorci i prindërve, bullizmi, pasiguria, trysnia e të rriturve.

Momenti më interesant i konkursit kanë qenë improvizimet. Fëmijëve u është kërkuar të rindërtojnë një dialog të lirë mbi një nga skenat e filmit "Në shtëpinë tonë" dhe "Shoku ynë Tili", duke provuar më kushtet e një sheshi xhirimi të sajuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/femijet-risjellin-skenen-e-filmit-shoku-yne-tili

Category

📺
TV

Recommended