Ne vendin ku ndodhi aksidenti tragjik

  • 6 years ago
Ajo që ndodhi në këtë vend është më tepër se e dhimbshme.

Babai Edmond Preka humbi jetën bashkë me dy fëmijët e tij vajzën 5-vjeçare dhe foshnjen 9 muajshe. Vajza tjetër e tij është në koma në spitalin e Shkodrës. Mjekët nuk japin shpresa për të.

Ishte përplasja e fortë e dy makinave që shkaktoi tragjedinë. Nuk ka zyrtarisht ende një fajtor, në kushte kur njëri nga drejtuesit, ai i makinës Alfa Romeo humbi jetën në vend, kurse drejtuesi i mjetit fuoristradë, Ndrek Gjergji ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Edhe gruaja e viktimës, ka dhënë shenja jete dhe ka kaluar rrezikun. Ashtu dhe pasagjeri në makinën e Gjergjit.

Aksidenti ndodhi pasditen e dielë, në vendin e quajtur ?Sektori? në Velipojë. Mjetet fuoristradë dhe Alfa Romeo u përplasën aq fort sa zhurma shkoi deri tek banorët në Velipojë.

Skena ka qenë horror. Nëna kërkonte fëmijët, kurse trupat të gjakosur jepnin shpirt.

Ekspertët në hetimet e tyre kanë dalë me dyshimet se shpejtësia dhe errësira ndikuan në përplasjen e makinave. Por priten ende të dhëna shkencore për një version të saktë të ngjarjes.

Recommended