Report TV - Aksident në Velipojë/Rëndohet bilanci, humb jetën babai dhe dy vajzat

  • 6 years ago
VELIPOJE-Tre të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 në Velipojë në zonën e plazhit. Nga përplasja, në makinën ?Alfa Romeo? me targa AA474NJ ku po udhëtonte familja Preka humbën jetën babai dhe dy fëmijët, ndërsa gruaja dhe vajza tjetër mbetën të plagosur. Në makinën tip foristradë me targa AA292OL po udhëtonin dy të rinj, që mbetën të plagosur.

Përplasja mes dy makinave rezultoi fatale për kryefamiljarin Edmond Preka dhe djalin 9 muajsh Rajan Preka që vdiqën në vend, ndërsa vajza Ajsel 5-vjeçe ndërroi jetë në spital një orë më pas. Gruaja Evisa dhe vajza tjetër 10-vjeçe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Vajza e çiftit Preka sipas mjekëve duhet dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, por lëvizja mund të rezultojë fatale, pasi është në gjendje të rëndë. Ndërkohë që të plagosurit që ndodheshin në makinën tjetër, shoferi Sokol Mullaj dhe pasagjeri Ndrek Gjergji janë relativisht më mirë. Shkak i aksidenti nga të dhënat e para mësohet se ka qenë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit, pasi rruga është në ndërtim.

Recommended