Report TV - Aksident në aksin Shkodër- Velipojë, një i vdekur 5 të plagosur

  • 6 years ago
Një person ka humbur jetën në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në afërsi të plazhit nga një aksident që ka ndodhur rreth orës 18:00, pasi u përplasën dy makina. Përplasja ka qenë fatale për njërin nga drejtuesit e mjeteve, ndërsa pesë persona të tjerë mbetën të plagosur.
Ata janë dërguar për ndihmë në spitalin e Shkodrës, ndërsa raportohet se dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë se tre të tjerët. Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit, pasi rruga është në ndërtim. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.

Recommended