Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Ministria e Mjedisit shpalli këtë të enjte të pavlefshme lejet mjedisore të dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve pranë kanioneve të lumit Osum. Vendimi është marrë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, sipas së cilës, leja është e pavleshme për shkak se i ka tejkaluar afati.

Vendimin përfundimtar për lejet koncesionare pritet ta marrë Ministria e Energjetikës. Ministri Damian Gjiknuri ka deklaruar publikisht se kontrata koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve do të anulohet në rast të një revokimi të lejeve mjedisore.

Koncesioni për ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi Osum u dha në vitin 2013 nga ditët e fundit të qeverisë Berisha. Në vitin 2016, Ministria e Energjisë miratoi një koncesion të ri për ndërtimin e dy HEC-eve. Vetë kryeministri Rama e ka quajtur si një gabim pa dashje dhënien e lejeve për ndërtimin e dy hidrocentraleve, duke thënë se qeveria nuk ishte në dijeni të ndryshimit të vendodhjes së tyre, duke i çuar në zonë të mbrojtur dhe se për këtë do të gjenden përgjegjësit.

Tv Klan

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended