Jemi mësuar ta shohim gjithnjë në programet sportive, por Ilda Bejleri duket se do të vijë ndryshe në ekran. Ajo ishte sot në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku tregoi se ky projekt ka në fokus balerinët më të famshëm shqiptarë dhe të huaj në Europë, të cilët do të vijnë në Tiranë të performojnë në Pallatin e Kongreseve. Ndër këta balerinë është edhe vëllai i moderatores, Bledi Bejleri. Ai jeton në Gjermani dhe përmes një videomesazhi të shkurtër surprizoi moderatoren. ?Motra për një muaj do të vi në Shqipëri, në Pallatin e Kongreseve. Ti tregojmë të gjithëve se kush jemi. Të përshëndes, je motra më e mirë në botë. Nuk Kam çfarë të them më tepër, ti e di se sa të dua. Mezi po pres të shihemi në Tiranë?, tha se Bledi në mesazhin e tij. Nga fjalët e të vëllait Ilda Bejleri duket se nuk i mbajti dot lotët. ?Lidhja me Bledin është shumë e fortë, ashtu si me të gjithë familjarët. Ne si familje kemi sakrifikuar shumë për njëri-tjetrin. Bledin nuk e shoh shpesh, madje edhe debatojmë. Bledi është 2 vite më i madh se unë, jam shumë e lumtur që kam një vëllai si ai?, tha Bejleri.