Atentati, biznesmenit, Report TV në vendin e ngjarjes, detaje mbi vrasjen

  • 6 years ago
Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga atentati që tronditi kryeqytetin, mbrëmjen e kaluar, ku u ekzekutua me plumb në kokë biznesmeni Memli Begalla, 64 vjeç, nga Progonati i Tepelenës. Report Tv mësoi se policia dhe prokuroria po hetojnë në dy pista, atë të trafikut të drogës dhe të borxheve, ku kjo e fundit është dhe pista kryesore e hetimeve.

Burime i thanë Report Tv se biznesmeni Begalla u ka marrë mijëra euro disa personave, të cilëve iu ka premtuar financime dhe të ardhura. Lidhur me këtë, policia ka shoqëruar sot dy djemtë e të ndjerit, ku i ka pyetur ata për ndonjë konflikt të mundshëm të të atit me ndonjë person tjetër, por ata kanë deklaruar se nuk dinë ndonjë emër të tillë.

Recommended